Ligj

PËR INFORMACIONIN E KONSUMIT TË ENERGJISË DHE BURIMEVE TË TJERA TË PRODUKTEVE ME NDIKIM NË ENERGJI

Ligji nr. 68/2012, datë 21 qershor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
68/2012
Data e miratimit
21 qershor 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 87, 26 korrik 2012
Hyn në fuqi
10 gusht 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 87, datë 2012-07-26

LIGJ

Nr. 68/2012

PËR INFORMACIONIN E KONSUMIT TË ENERGJISË DHE BURIMEVE TË TJERA TË PRODUKTEVE ME NDIKIM NË ENERGJI

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

PARIME TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton detyrimet për informimin e përdoruesve të fundit të produkteve që kanë një ndikim në energji dhe, sipas rastit, burimeve të tjera kryesore të produkteve, që, gjatë përdorimit të tyre, kanë ndikim në konsumin e energjisë.

Neni 2

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për produkte që gjatë përdorimit kanë një ndikim të rëndësishëm, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, mbi konsumin e energjisë dhe, sipas rastit, mbi burimet e tjera kryesore.

2. Ky ligj nuk zbatohet për:

a) produktet e përdorura;

b) çdo mjet transporti për persona ose mallra;

c) pllakëzat që tregojnë parametrat e produktit ose të njëvlerëshmet e tyre, të fiksuara në produkt, për qëllime të sigurisë.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.