PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 72/2012, datë 28 qershor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 21 maj 2026.
- Numri
- 72/2012
- Data e miratimit
- 28 qershor 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 89, 31 korrik 2012
- Hyn në fuqi
- 15 gusht 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 89, datë 2012-07-31
LIGJ
Nr. 72/2012
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton rregullat për:
a) krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë;
b) organizimin dhe funksionimin e autoriteteve kombëtare të informacionit gjeohapësinor;
c) përcaktimin e kushteve të përgjithshme që lidhen me mbledhjen, krijimin, përpunimin, përditësimin, ndërveprimin, aksesin, ruajtjen, përdorimin dhe arkivimin e informacionit gjeohapësinor;
ç) detyrimet dhe kompetencat e autoriteteve publike për krijimin, sigurinë, aksesin dhe përdorimin e informacionit gjeohapësinor.
Neni 2
Fusha e veprimit
1. Ky ligj zbatohet për të gjitha metadatat, grupet e të dhënave gjeohapësinore dhe shërbimet e tyre që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
a) lidhen me një ose më shumë nga temat e përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nënligjore, në zbatim të tij;
b) lidhen me zona brenda territorit të Republikës së Shqipërisë;
c) janë në format elektronik;
ç) mbahen nga dhe për llogari të:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 19 shtator 2024 · 103/2024 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012, "Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë"
- 21 maj 2026 · 53/2026 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.