Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN E KOMBEVE TË BASHKUARA PËR VENDOSJEN E RREGULLOREVE TEKNIKE GLOBALE PËR AUTOMJETET ME RROTA, PAJISJET DHE PJESËT QË MUND TË INSTALOHEN OSE TË PËRDOREN TEK AUTOMJETET ME RROTA

Ligji nr. 70/2012, datë 28 qershor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
70/2012
Data e miratimit
28 qershor 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 89, 31 korrik 2012
Hyn në fuqi
15 gusht 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 89, datë 2012-07-31

LIGJ

Nr. 70/2012

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN E KOMBEVE TË

BASHKUARA PËR VENDOSJEN E RREGULLOREVE TEKNIKE GLOBALE PËR

AUTOMJETET ME RROTA, PAJISJET DHE PJESËT QË MUND TË INSTALOHEN OSE TË

PËRDOREN TEK AUTOMJETET ME RROTA

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në marrëveshjen e Kombeve të Bashkuara për vendosjen e rregulloreve

teknike globale për automjetet me rrota, pajisjet dhe pjesët që mund të instalohen ose të përdoren tek

automjetet me rrota, bërë në Gjenevë më 25 qershor 1998.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 28.6.2012

Shpallur me dekretin nr.7719, datë 20.7.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir

Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.