Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”

Ligji nr. 63/2026, datë 2 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
63/2026
Data e miratimit
2 korrik 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 160, 27 korrik 2026
Hyn në fuqi
11 gusht 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 160, datë 2026-07-27

LIGJ

Nr. 63/2026

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 90/2012,

“PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 5 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Ministria është përgjegjëse për hartimin e politikave në fushën përkatëse të përgjegjësisë

shtetërore. Ministria kryen edhe të gjitha funksionet e tjera administrative brenda fushës përkatëse të

përgjegjësisë shtetërore, përveç atyre që u ngarkohen shprehimisht në aktin e krijimit apo akte të tjera

ligjore e nënligjore institucioneve të varësisë dhe agjencive autonome.”.

2. Në pikën 4 fjalët “në bazë të delegimit të ministrit” shfuqizohen.

Neni 2

Në nenin 6 bëhen shtesat e mëposhtme:

1. Pas pikës 1 shtohen pikat 1/1, 1/2, 1/3 dhe 1/4 me këtë përmbajtje:

“1/1. Institucioni i varësisë mbikëqyret nga ministria, fushës së përgjegjësisë shtetërore të së cilës

i përkasin funksionet e institucionit (në vijim ministria përgjegjëse).

1/2. Një institucion varësie krijohet edhe në varësi të Kryeministrit nëse kryen funksione në

mbështetje të kompetencave të tij, në pajtim me nenin 102 të Kushtetutës, apo funksione horizontale

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.