Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 019, DATË 29.12.2008 “KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Ligji nr. 74/2012, datë 19 korrik 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
74/2012
Data e miratimit
19 korrik 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 103, 17 gusht 2012
Hyn në fuqi
1 shtator 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2012-08-17

LIGJ

Nr. 74/2012

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 019, DATË 29.12.2008

“KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Komisonit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2 bëhen këto ndryshime:

1. Pas pikës 15 shtohet pika 15/1 me këtë përmbajtje:

“15/1. “Provë” është mjeti ligjor që shërben për të provuar ekzistencën ose mosekzistencën e faktit të pretenduar në shqyrtimin administrativ dhe që merret në përputhje me këtë Kod.”.

2. Pika 21 shfuqizohet.

Neni 2

Në nenin 6 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 1 ndryshohet si vijon:

“1. Çdo parti politike apo kandidat i propozuar nga zgjedhësit, i regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor, ka të drejtë të caktojë nga një vëzhgues në KZAZ, në KQV dhe për çdo tavolinë në Vendin e Numërimit të Votave pas regjistrimit të kandidatit/kandidatëve për zonën zgjedhore përkatëse ose pasi ka paraqitur listë shumemërore. Në rast se partitë politike paraqiten në zgjedhje si koalicion, të drejtën për të caktuar vëzhgues e ka vetëm koalicioni. Koalicioni mund të caktojë jo më shumë se tre përfaqësues për koalicion. Kandidatët e partive politike nuk kanë të drejtë të caktojnë vëzhgues.”.

2. Pika 3 shfuqizohet.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.