PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8873, DATË 29.3.2002 “PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE”, TË NDRYSHUAR1
Ligji nr. 78/2012, datë 26 korrik 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 78/2012
- Data e miratimit
- 26 korrik 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 106, 22 gusht 2012
- Hyn në fuqi
- 6 shtator 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 106, datë 2012-08-22
LIGJ
Nr. 78/2012
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8873, DATË 29.3.2002 “PËR SIGURIMIN E
DEPOZITAVE”, TË NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8873, datë 29.3.2002 “Për sigurimin e depozitave” , të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “ç/1” me këtë përmbajtje:
“ç/1) “Shoqëria e kursim-kreditit (SHKK)” është personi juridik , i cili themelohet dhe vepron në
përputhje me dispozitat ligjore të parashikuara në ligjin nr. 8 782, datë 3.5.2001 “Për shoqëritë e kursim-
kreditit”, të ndryshuar;”.
2. Pas shkronjës “d” shtohet shkronja “d/1” me këtë përmbajtje:
“d/1) “Subjekt i siguruar” është banka dhe dega e bankës së huaj në Shqipëri, shoqëria e kursim-
kreditit që pranon depozita të siguruara nga Agjencia;”.
3. Në shkronjën “f”, pas nënndarjes “ii” shtohet nënndarja “iii” me këtë përmbajtje:
“iii) çdo shumë parash, që anëtari, individ i shoqërisë së kurs im-kreditit depoziton pranë saj, në
përputhje me ligjin nr. 8782, datë 3.5.2001 “Për shoqëritë e kursim-kreditit”, të ndryshuar;”
4. Shkronja “ll” ndryshohet si më poshtë:
“ll) “Ndërhyrje” është vënia në likuidim të detyruar e subjektit të siguruar me vendim të Autoritetit
Mbikëqyrës;”.
Neni 2
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.