Ligj

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KONFERENCËS GJYQËSORE KOMBËTARE

Ligji nr. 77/2012, datë 26 korrik 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
77/2012
Data e miratimit
26 korrik 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 106, 22 gusht 2012
Hyn në fuqi
6 shtator 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 106, datë 2012-08-22

LIGJ

Nr. 77/2012

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KONFERENCËS GJYQËSORE KOMBËTARE

Në mbështetje të neneve 81 pika 2 shkronja “a” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Konferenca Gjyqësore Kombëtare

1. Konferenca Gjyqësore Kombëtare (KGJK) është mbledhja e të gjithë gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, gjyqtarëve të gjykatave të apelit dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.

2. KGJK-ja është person juridik publik.

Neni 2

Burimet e financimit

1. KGJK-ja ka buxhet të veçantë që administrohet nga Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, në bashkëpunim me Këshillin Ekzekutiv të Konferencës.

2. Burimet e financimit të KGJK-së janë Buxheti i Shtetit dhe të ardhura të tjera, të lejuara nga ligji. KGJK-ja përcakton në rregulloren e saj masën dhe mënyrën e përdorimit të të ardhurave të tjera.

3. Buxheti për KGJK-në parashikohet, si zë më vete, në buxhetin vjetor të gjykatave.

Neni 3

Kompetencat e Konferencës Gjyqësore Kombëtare

KGJK-ja ka këto kompetenca:

a) zgjedh anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në përputhje me nenin 147 pika 1 të Kushtetutës;

b) miraton rregulloren e KGJK-së;

c) mbron dhe promovon pavarësinë e pushtetit gjyqësor;

ç) diskuton për drejtimet kryesore të veprimtarisë së gjykatave;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.