Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË 21.10.1998 “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 88/2012, datë 17 shtator 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
88/2012
Data e miratimit
17 shtator 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 132, 10 tetor 2012
Hyn në fuqi
25 tetor 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 132, datë 2012-10-10

LIGJ

Nr. 88/2012

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË 21.10.1998 “KUSHTETUTA E

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 83 pika 1 dhe 177 të Kushtetutës, me propozimin e më shumë se një të

pestës së anëtarëve të Kuvendit,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen

këto ndryshime:

Neni 1

Neni 73 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 73

1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Ku vend dhe votat e dhëna prej tij

në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.

2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarë do lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet

kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.

3. Deputeti mund të ndalohet o se të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose

menjëherë pas kryerjes së një krimi. Në këto raste, Prokurori i Përgjithshëm njofton menjëherë Kuvendin,

i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.

4. Për çështjet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, K

uvendi mund të diskutojë në seancë me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave.

Vendimi merret me votim të hapur.”.

Neni 2

Neni 126 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 126

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.