Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9367, DATË 7.4.2005 “PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 86/2012, datë 18 shtator 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
86/2012
Data e miratimit
18 shtator 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 132, 11 tetor 2012
Hyn në fuqi
26 tetor 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 132, datë 2012-10-11

LIGJ

Nr. 86/2012

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9367, DATË 7.4.2005 “PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 10, pas pikës 2 shtohen pikat 2/1 dhe 2/2 me këtë përmbajtje:

“2/1. Çdo institucion, i cili vihet në dijeni me të dhëna personale të çdo zyrtari, detyrohet të ruajë konfidencialitetin dhe besueshmërinë edhe pas përfundimit të funksionit, nëse diçka e tillë nuk është parashikuar ndryshe në ligj.

2/2. Përmbajtja e autorizimit bëhet në përputhje me parimet e mbrojtjes së të dhënave personale.”.

Neni 2

Në nenin 19 pika 1, fjalët “sipas seksioneve 1 e 2 të këtij kreu” zëvendësohen me fjalët “sipas seksionit 1 të këtij kreu”.

Neni 3

Në nenin 21, pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Asnjë individ, kur ky njësohet me një zyrtar në njërin nga funksionet e përcaktuara në kreun III seksioni 2 të këtij ligji, dhe asnjë shoqëri tregtare, ortakëri a shoqëri e thjeshtë, ku ky zyrtar zotëron, në mënyrë aktive apo pasive, aksione a pjesë në kapital, në çfarëdo sasie, nuk mund të lidhë kontratë ose nënkontratë me asnjë institucion publik.”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.