Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9049, DATË 10.4.2003 “PËR DEKLARIMIN DHE KONTROLLIN E PASURIVE, TË DETYRIMEVE FINANCIARE TË TË ZGJEDHURVE DHE TË DISA NËPUNËSVE PUBLIKË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 85/2012, datë 18 shtator 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
85/2012
Data e miratimit
18 shtator 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 132, 11 tetor 2012
Hyn në fuqi
26 tetor 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 132, datë 2012-10-11

LIGJ

Nr. 85/2012

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9049, DATË 10.4.2003 “PËR DEKLARIMIN DHE KONTROLLIN E PASURIVE, TË DETYRIMEVE FINANCIARE TË TË ZGJEDHURVE DHE TË DISA NËPUNËSVE PUBLIKË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2, pas pikës 6 shtohen pikat 7, 8 e 9 me këtë përmbajtje:

“7. “Shpenzim i deklarueshëm” është tërësia monetare, e paguar për arsim, mjekim shëndetësor, pushime, aredim, si dhe të tjera shpenzime të këtij lloji, të kryera nga subjekti deklarues.

8. Termat “konflikt i interesit”, “zyrtar”, “person i lidhur”, “interesa privatë”, të përdorur në këtë ligj, kanë të njëjtin kuptim me atë të përcaktuar në nenin 3 pikat 1, 4, 7 dhe 11, si dhe në nenin 5 të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar.

9. Përkufizimet “të dhënat personale” dhe “përpunimi i të dhënave” kanë të njëjtin kuptim me atë të përcaktuar në nenin 3 të ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar.”.

Neni 2

Neni 3 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.