Ligj

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE

Ligji nr. 90/2012, datë 27 shtator 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 2 korrik 2026.

Numri
90/2012
Data e miratimit
27 shtator 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 135, 17 tetor 2012
Hyn në fuqi
1 nëntor 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 135, datë 2012-10-17

LIGJ

Nr. 90/2012

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN

E ADMINISTRATËS SHTETËRORE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi dhe fusha e veprimit

1. Qëllimi i këtij ligji është krijimi i një kuadri ligjor të njëjtë për organizimin dhe funksionimin e

administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Minis trave, më poshtë në tekstin e këtij ligji,

“administrata shtetërore”, nëpërmjet përcaktimit të kritereve për krijimin dhe funksionimin e institucioneve

shtetërore.

2. Institucionet e arsimit të lartë publik, përfaqësitë diploma tike jashtë vendit, si dhe Forcat e

Armatosura nuk janë pjesë e fushës së veprimit të këtij ligji.

Neni 2

Administrata shtetërore dhe funksionet e saj

1. Administrata shtetërore është aparati organizativ dhe profesional, që i shërben interesit publik me

paanësi, duke zbatuar legjislacionin në fuqi, duke kryer shërbi met publike dhe duke hartuar e zbatuar politikat

e përgjithshme shtetërore.

2. Funksioneve të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni do t’i referohemi si “funksione administrative”.

3. Administrata shtetërore ka personalitet juridik publik dhe përbëhet nga struktura të organizuara në

mënyrë hierarkike.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 2 korrik 2026 · 63/2026 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.