PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9109, DATË 7.7.2003 “PËR PROFESIONIN E AVOKATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 91/2012, datë 27 shtator 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 91/2012
- Data e miratimit
- 27 shtator 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 135, 17 tetor 2012
- Hyn në fuqi
- 1 nëntor 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 135, datë 2012-10-17
LIGJ
Nr. 91/2012
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9109, DATË 7.7.2003 “PËR PROFESIONIN E AVOKATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9109, datë 17.7.2003 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 9 bëhen shtesat e mëposhtme:
1. Në fund të pikës 1 shtohen fjalët “duke treguar kujdesin e një profesionisti të arsyeshëm, sipas “Kodit të etikës së avokatit ””.
2. Në fund të pikës 6 shtohen fjalët “si dhe kur ka këshilluar, përfaqësuar ose ka pasur të bëjë në mënyrë tjetër profesionale me një palë tjetër në të njëjtën çështje.”.
3. Pas pikës 9 shtohen pikat 10 e 11 me këtë përmbajtje:
“10. Avokati, në rastin e pengesës dhe për aq kohë sa zgjat ajo, me pëlqimin e personave që mbrohen ose përfaqësohen prej tij, mund të caktojë një zëvendësues, i cili ushtron të drejtat dhe merr përsipër detyrimet e avokatit. Pëlqimi i palës për caktimin e një zëvendësuesi mund të jepet në aktin e përfaqësimit.
11. Avokati duhet të lidhë kontratë sigurimi për të garantuar përgjegjësinë e tij ndaj palëve të treta, për shkak të ushtrimit të veprimtarisë së tij.”.
Neni 2
Pas nenit 9 shtohet neni 9/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 9/1
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.