Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9723, DATË 3.5.2007 “PËR QENDRËN KOMBËTARE TË REGJISTRIMIT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 92/2012, datë 27 shtator 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
92/2012
Data e miratimit
27 shtator 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 135, 17 tetor 2012
Hyn në fuqi
1 nëntor 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 135, datë 2012-10-17

LIGJ

Nr. 92/2012

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9723, DATË 3.5.2007 “PËR QENDRËN KOMBËTARE TË

REGJISTRIMIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në pikën 2 të nenit 27 të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, të

ndryshuar, fjalët “ose në kopje të njësuara me origjinalin” zëvendësohen me fjalët “ose në kopje të panjësuara

me origjinalin, nën përgjegjësinë e plotë të aplikantit për vër tetësinë e akteve të marra si kopje të vërteta të

origjinalit”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 27.9.2012

Shpallur me dekretin nr.7793, datë 15.10.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.