PËR QENDRËN E BOTIMEVE ZYRTARE
Ligji nr. 96/2012, datë 11 tetor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 96/2012
- Data e miratimit
- 11 tetor 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 140, 31 tetor 2012
- Hyn në fuqi
- 15 nëntor 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 140, datë 2012-10-31
LIGJ
Nr. 96/2012
PËR QENDRËN E BOTIMEVE ZYRTARE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekt i këtij ligji është përcaktimi:
a) i procedurës së botimit të Fletores Zyrtare në formatin e shkruar në letër, si dhe në formatin
elektronik;
b) i përgjegjësive të institucioneve të përfshira në procesin e botimit të akteve;
c) i rregullave për të garantuar mirëfunksionimin e Arkivit Elektronik të Akteve;
ç) i rregullave për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare.
Neni 2
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e rregullave për botimin e ligjeve, të akteve normative të
Këshillit të Ministrave, ministrave dhe drejtuesve të institucioneve qendrore, vendimeve të Gjykatës
Kushtetuese, vendimeve për njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore të Gjykatës së Lartë, si dhe të
gjitha akteve të tjera, botimi i të cilave është i detyrueshëm me ligj, në funksion të bërjes së mundur të
hyrjes në fuqi të tyre, si dhe për të garantuar njohjen e legjislacionit dhe garantimin e së drejtës për
informim të personave fizikë dhe juridikë, si dhe institucioneve shtetërore.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.