PËR RATIFIKIMIN E KONTRATËS PËR DHËNIEN NË PËRDORIM, NË FORMËN E HUAPËRDORJES, ME ÇMIMIN 1 EURO, TË NJË PJESE TË TRUALLIT TË NDËRMARRJES SË QYMYRGURIT VALIAS, KAMËZ, ME SIPËRFAQE TË PËRGJITHSHME 87 587 M², LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “THE AMERICAN INTERNATIONAL SCHOOL SYSTEM - ALBANIA” (AISS)
Ligji nr. 95/2012, datë 11 tetor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 95/2012
- Data e miratimit
- 11 tetor 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 142, 2 nëntor 2012
- Hyn në fuqi
- 17 nëntor 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 142, datë 2012-11-02
LIGJ
Nr. 95/2012
PËR RATIFIKIMIN E KONTRATËS PËR DHËNIEN NË PËRDORIM, NË FORMËN E
HUAPËRDORJES, ME ÇMIMIN 1 EURO, TË NJË PJESE TË TRUALLIT TË NDËRMARRJES
SË QYMYRGURIT VALIAS, KAMËZ, ME SIPËRFAQE TË PËRGJITHSHME 87 587 M²,
LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS
DHE SHOQËRISË “THE AMERICAN INTERNATIONAL SCHOOL SYSTEM - ALBANIA”
(AISS)
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet kontrata për dhënien në përdorim, në formën e huapërdorjes, me çmimin 1 euro, të një
pjese të truallit të Ndërmarrjes së Qymyrgurit Valias, Kamëz, me sipërfaqe të përgjithshme 87 587
(tetëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind e tetëdhjetë e shtatë) m², lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë,
Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “The American International School System - Albania” (AISS).
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 11.10.2012
Shpallur me dekretin nr.7796, datë 18.10.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.