PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9918, DATË 19.5.2008 “PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Ligji nr. 102/2012, datë 24 tetor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 102/2012
- Data e miratimit
- 24 tetor 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 145, 14 nëntor 2012
- Hyn në fuqi
- 29 nëntor 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 145, datë 2012-11-14
LIGJ
Nr. 102/2012
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9918, DATË 19.5.2008 “PËR
KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen këto ndryshime e shtesa:
1. Pikat 5, 36, 37 dhe 45 ndryshohen si më poshtë:
“5. “Facilitetet shoqëruese” janë ato shërbime shoqëruese, infrastruktura fizike dhe facilitete të tjera
ose elemente të lidhura me një rrjet të komunikimeve elektronike dhe/ose një shërbim të komunikimeve
elektronike, të cilat mundësojnë dhe/ose mbështesin ofrimin e shërbimeve nëpërmjet këtij rrjeti dhe/ose
shërbimi ose kanë potencial për ta bërë këtë, e që përfshijnë, ndërmjet të tjerash, ndërtesat ose hyrjen në
ndërtesa, kabllot e ndërtesave, antenat, kullat dhe ndërtime të tjera mbështetëse, kanalizime, tubacione, shtylla,
puseta dhe kabinete.
36. “Rrjet i komunikimeve elektronike” janë sistemet e transmetimit dhe, nëse ekzistojnë, sistemet e
komutimit ose rrugëzimit dhe burime të tjera, përfshirë elementet e rrjetit që nuk janë aktive, të cilat lejojnë
përcjelljen e sinjaleve nëpërmjet përcjellësve, radios, mjeteve optike ose mjeteve të tjera elektromagnetike,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.