Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9616, datë 27.9.2006, “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshua
Ligji nr. 73/2026, datë 16 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 73/2026
- Data e miratimit
- 16 korrik 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 173, 6 gusht 2026
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 173, datë 2026-08-06
LIGJ
Nr. 73/2026
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9616, DATË 27.9.2006,
“PËR LIBRIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9616, datë 27.9.2006, “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen
këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 1, pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Të shpallë veprimtari me interes publik e kombëtar prodhimin, mbrojtjen e librit dhe të
produkteve të përafërta me të në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe përhapjen e promovimin
e tij edhe jashtë territorit të vendit.”.
Neni 2 ndryshohet si më poshtë:
Neni 2
“Neni 2
Objekti i këtij ligji është:
a) përcaktimi i rregullave në fushën e prodhimit, botimit, ruajtjes, mbrojtjes në territorin e
Republikës së Shqipërisë dhe përhapjes e promovimit të librit e të produkteve të përafërta me të jashtë
territorit të vendit;
b) krijimi i kushteve për botimin e librave të autorëve shqiptarë në gjuhë të huaj dhe anasjelltas;
c) aksesi i personave me aftësi të kufizuara në fushën e librit e të leximit;
ç) zhvillimi i kulturës së leximit, promovimit të librit e të autorëve;
d) promovimi i librit në formë digjitale.”.
Neni 3
Në nenin 3, “Përkufizime”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.