PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË NDRYSHIMET E NENEVE TË MARRËVESHJES SË FONDIT MONETAR NDËRKOMBËTAR (FMN)
Ligji nr. 105/2012, datë 8 nëntor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 105/2012
- Data e miratimit
- 8 nëntor 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 153, 27 nëntor 2012
- Hyn në fuqi
- 12 dhjetor 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 153, datë 2012-11-27
LIGJ
Nr. 105/2012
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË NDRYSHIMET E NENEVE TË
MARRËVESHJES SË FONDIT MONETAR NDËRKOMBËTAR (FMN)
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në ndryshimet e neneve të marrëveshjes së Fondit Monetar
Ndërkombëtar (FMN), në lidhje me reformën e bordit ekzekutiv, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji
dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Republika e Shqipërisë pranon rritjen e kuotave të anëtarësimit në Fondin Monetar
Ndërkombëtar, sipas rezolutës nr. 66- 2, datë 15 dhjetor 2010, të Bordit të Guvernatorëve të Fondit
Monetar Ndërkombëtar.
Neni 3
Këshilli i Ministrave përcakton me vendim rregullat dhe autoritetin kompetent për realizimin e
shtesës së kuotave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 8.11.2012
Shpallur me dekretin nr. 7822, datë 19.11.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.