Ligj

PËR DHËNIE AMNISTIE

Ligji nr. 107/2012, datë 8 nëntor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
107/2012
Data e miratimit
8 nëntor 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 148, 21 nëntor 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 148, datë 2012-11-21

LIGJ

Nr. 107/2012

PËR DHËNIE AMNISTIE

Në mbështetje të neneve 81 pikat 1 e 2 shkronja “ë” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi dhe parimet e ligjit

1. Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht ose pjesërisht e

dënimit të gjithë personat që plotësojnë kriteret sipas dispozitave të këtij ligji.

2. Dhënia e amnistisë udhëhiqet nga parimet e humanizmit, arritjes së qëll imit të dënimit,

rrezikshmërisë së ulët të personave që amnistohen, si dhe mbrojtjes së interesit publik.

Neni 2

I dënuar

I dënuar, në kuptim të këtij ligji, konsiderohet personi i dënuar nga gjykata me vendim gjyqësor të

formës së prerë.

Neni 3

Kriteret për përfitimin e amnistisë

1. Plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas këtij ligji:

a) personat e dënuar me burgim deri në 2 vjet, për dënime të dhëna deri në datën 30 shtator 2012,

pavarësisht kohës së mbetur nga dënimi, me përjashtim të per sonave të dënuar për veprat penale të

parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;

b) personat e dënuar, ndaj të cilëve gjykata, me vendim të formës së prerë, ka caktuar një nga llojet e

alternativave të dënimit me burgim, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në

nenin 4 të këtij ligji;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.