Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN PËR NJOHJEN E DIVORCEVE DHE NDARJEVE LIGJORE

Ligji nr. 109/2012, datë 15 nëntor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
109/2012
Data e miratimit
15 nëntor 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 157, 6 dhjetor 2012
Hyn në fuqi
21 dhjetor 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 157, datë 2012-12-06

LIGJ

Nr. 109/2012

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN PËR NJOHJEN E

DIVORCEVE DHE NDARJEVE LIGJORE

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën për Njohjen e Divorceve dhe Ndarjeve Ligjore, bërë në

Hagë më 1 qershor 1970.

Neni 2

Në kontekst të konventës, termi “divorc” ka të njëjtin kuptim me termin “zgjidhje e martesës”, të

parashikuar në ligjin shqiptar.

Neni 3

Në përputhje me paragrafin e parë të nenit 19 të konventës, Republika e Shqipërisë rezervon të drejtën

të refuzojë njohjen e një divorci ose të një ndarjeje ligjore ndërmjet dy bashkëshortëve, të cilët, në kohën e

divorcit ose të ndarjes ligjore, kanë qenë shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe të asnjë shteti tjetër, në rast se

është aplikuar një ligj i ndryshëm nga ligji që referon legjislacioni shqiptar për të drejtën ndërkombëtare

private, përveçse kur rezultati i arritur është i njëjtë me atë që është arritur duke zbatuar ligjin e referuar prej

tij.

Neni 4

Në përputhje me nenin 21 të konventës, Republika e Shqipërisë rezervon të drejtën për të refuzuar

njohjen e një ndarjeje ligjore kur, në kohën që ajo është marrë, njëri nga bashkëshortët ishte shtetas shqiptar

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.