Ligj

PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË BURIMEVE UJORE

Ligji nr. 111/2012, datë 15 nëntor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 8 shkurt 2018.

Numri
111/2012
Data e miratimit
15 nëntor 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 157, 6 dhjetor 2012
Hyn në fuqi
6 dhjetor 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 157, datë 2012-12-06

LIGJ

Nr. 111/2012

PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË BURIMEVE UJORE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka si qëllim:

a) mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit ujor, të ujërave sipërfaqësore, qofshin të përkohshme apo të përhershme, të ujërave të brendshme detare, të ujërave territoriale, zonave ekonomike ekskluzive, shelfit kontinental, të ujërave ndërkufitare, të ujërave nëntokësore, si dhe të statusit të tyre;

b) sigurimin, ruajtjen, zhvillimin dhe shfrytëzimin sa më racional të burimeve ujore, të domosdoshme për jetën dhe për zhvillimin social e ekonomik të vendit;

c) shpërndarjen e drejtë të burimeve ujore, sipas qëllimeve të përdorimit dhe drejtimin e administrimin e efektshëm të tyre;

ç) mbrojtjen e burimeve ujore nga ndotja, shpërdorimi dhe harxhimi mbi nevojat faktike;

d) përcaktimin e kuadrit institucional, në nivel kombëtar e vendor, për vënien në jetë të një politike kombëtare për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore në të mirë të komunitetit dhe interesave socialë dhe ekonomikë të vendit.

Neni 2

Fusha e veprimit

1. Dispozitat e këtij ligji rregullojnë marrëdhëniet juridike që lindin nga përdorimi i burimeve ujore në Republikën e Shqipërisë.

2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 8 shkurt 2018 · 6/2018 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 111/2012 “PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË BURIMEVE UJORE”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.