PËR BASHKIMIN NDËRKUFITAR TË SHOQËRIVE TREGTARE
Ligji nr. 110/2012, datë 15 nëntor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 110/2012
- Data e miratimit
- 15 nëntor 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 157, 6 dhjetor 2012
- Hyn në fuqi
- 21 dhjetor 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 157, datë 2012-12-06
LIGJ
Nr. 110/2012
PËR BASHKIMIN NDËRKUFITAR TË SHOQËRIVE TREGTARE1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i kushteve, procedurave dhe pasojave juridike të një bashkimi
ndërkufitar ndërmjet shoqërive shqiptare dhe shoqërive europiane, si dhe parashikimi i masave mbrojtëse për
punëmarrësit dhe kreditorët e këtyre shoqërive.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për bashkimet ndërkufitare, të përcaktuara sipas nenit 3 të këtij ligji, nëse, të
paktën, njëra nga shoqëritë pjesëmarrëse në bashkim është shoqëri shqiptare.
2. Dispozitat e neneve 11 dhe 16 deri në 26 të këtij ligji janë të zbatueshme vetëm nëse shoqëria që
rezulton nga bashkimi është shoqëri shqiptare. Nëse shoqëria që rezulton nga bashkimi është shoqëri
europiane, atëherë çështjet e trajtuara në këto nene rregullohen sipas ligjeve të zbatueshme në territorin e
vendit europian, në të cilin është vendosur shoqëria europiane që rezulton nga bashkimi, por parashikimet e
nenit 19 pika 2 shkronjat “c” dhe “ç” të këtij ligji gjejnë zbatim për emërimin apo zgjedhjen e anëtarëve të
organit të posaçëm të nego cimit, nga punëmarrësit e punësuar në Shqipëri prej njësive të prekura nga
bashkimi.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.