PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN E NAGOJËS “PËR AKSESIN NË BURIMET GJENETIKE DHE NDARJEN E DREJTË E TË BARABARTË TË PËRFITIMEVE QË LINDIN NGA PËRDORIMI I TYRE” TË KONVENTËS SË BIODIVERSITETIT “PËR LARMINË BIOLOGJIKE”
Ligji nr. 113/2012, datë 22 nëntor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 113/2012
- Data e miratimit
- 22 nëntor 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 162, 19 dhjetor 2012
- Hyn në fuqi
- 3 janar 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 162, datë 2012-12-19
LIGJ
Nr. 113/2012
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN E NAGOJËS “PËR
AKSESIN NË BURIMET GJENETIKE DHE NDARJEN E DREJTË E TË BARABARTË TË
PËRFITIMEVE QË LINDIN NGA PËRDORIMI I TYRE” TË KONVENTËS SË BIODIVERSITETIT
“PËR LARMINË BIOLOGJIKE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në protokollin e Nagojës “Për aksesin në burimet gjenetike dhe ndarjen
e drejtë e të barabartë të përfitimeve që lindin nga përdorimi i tyre” të konventës së biodiversitetit “Për larminë
biologjike”, sipas tekstit bashkëlidhur.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 22.11.2012
Shpallur me dekretin nr. 7859, datë 11.12.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.