PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9157, DATË 4.12.2003 “PËR PËRGJIMIN E TELEKOMUNIKIMEVE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 116/2012, datë 13 dhjetor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 116/2012
- Data e miratimit
- 13 dhjetor 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 172, 31 dhjetor 2012
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 172, datë 2012-12-31
LIGJ
Nr. 116/2012
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9157, DATË 4.12.2003 “PËR
PËRGJIMIN E TELEKOMUNIKIMEVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9157, datë 4.12.2003 “Për përgjimin e telekomunikimeve”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Titulli i ligjit ndryshohet si më poshtë:
“PËR PËRGJIMIN E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE”.
Neni 2
Në nenin 3 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:
“3. “Sipërmarrës i komunikimeve elektronike” është çdo person fizik ose juridik, i cili ofron rrjete
të komunikimeve elektronike dhe/ose shërbime të komunikimeve elektronike, sipas përcaktimeve të
legjislacionit në fuqi për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë.”.
2. Pika 9 ndryshohet si më poshtë:
“9. “Komunikim” ka të njëjtin kuptim me atë të përcaktuar në pikën 13 të nenit 3 të ligjit nr.
9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.”.
Neni 3
Neni 10 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 10
Përmbajtja e vendimit për përgjim
Vendimi për përgjim përmban këto elemente:
a) institucionin kërkues;
b) strukturën përgjegjëse në SHISH, në seksionin e përgjimeve të Policisë së Shtetit apo në
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.