PËR AGJENCINË E INTELIGJENCËS SË MBROJTJES
Ligji nr. 117/2012, datë 13 dhjetor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 117/2012
- Data e miratimit
- 13 dhjetor 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 172, 31 dhjetor 2012
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 172, datë 2012-12-31
LIGJ
Nr. 117/2012
PËR AGJENCINË E INTELIGJENCËS SË MBROJTJES
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton misionin, organizimin, funksionimin dhe veprimtarinë e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, rregullon pozitën juridike, administrative, karrierën, si dhe përcakton të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e punonjësit të kësaj agjencie.
Neni 2
Fusha e zbatimit të ligjit
1. Ky ligj zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë tij, sipas zonave të përgjegjësisë dhe zonave të interesit nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes.
2. Veprimtaria e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes përfshin çështje që lidhen me kërcënimet ndaj misionit kushtetues të Forcave të Armatosura dhe veprimtarisë së Ministrisë së Mbrojtjes.
3. Veprimtaria e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes ushtrohet mbi subjekte ushtarake, civile, vendase, të huaja, me ose pa shtetësi, rezidente ose jo në Republikën e Shqipërisë, të cilat synojnë të cenojnë apo cenojnë misionin kushtetues të Forcave të Armatosura dhe veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.