Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN “PËR KONFLIKTET E LIGJEVE NË LIDHJE ME FORMËN E DISPONIMEVE TESTAMENTARE”

Ligji nr. 115/2012, datë 13 dhjetor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
115/2012
Data e miratimit
13 dhjetor 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 177, 31 dhjetor 2012
Hyn në fuqi
15 janar 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 177, datë 2012-12-31

LIGJ

Nr. 115/2012

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN “PËR KONFLIKTET E LIGJEVE NË LIDHJE ME FORMËN E DISPONIMEVE TESTAMENTARE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në konventën “Për konfliktet e ligjeve në lidhje me formën e disponimeve testamentare”, bërë në Hagë më 5 tetor 1961.

Neni 2

Në zbatim të nenit 10 të konventës, Republika e Shqipërisë nuk njeh disponimet e bëra verbalisht nga një shtetas shqiptar, i cili nuk posedon ndonjë shtetësi tjetër, me përjashtim të rrethanave të jashtëzakonshme.

Në zbatim të nenit 12 të konventës, Republika e Shqipërisë rezervon të drejtën e përjashtimit nga zbatimi i konventës të çdo dispozite testamentare, e cila, sipas legjislacionit shqiptar, nuk ka lidhje me çështje të së drejtës së trashëgimisë.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 13.12.2012

Shpallur me dekretin nr.7873, datë 26.12.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

KONVENTA

PËR KONFLIKTET E LIGJEVE NË LIDHJE ME FORMËN E DISPONIMEVE TESTAMENTARE

(LIDHUR MË 5 TETOR 1961)

Shtetet nënshkruese të kësaj konvente,

Me dëshirën për të vendosur dispozita të përbashkëta për konfliktet e ligjit në lidhje me format e disponimeve testamentare,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.