Ligj

PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME

Ligji nr. 118/2012, datë 13 dhjetor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
118/2012
Data e miratimit
13 dhjetor 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 172, 30 dhjetor 2012
Hyn në fuqi
14 janar 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 172, datë 2012-12-30

LIGJ

Nr. 118/2012

PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim rritjen e sigurisë në transportin rrugor dhe hekurudhor të mallrave të rrezikshme.

Neni 2

Objekti

Ky ligj ka për objekt përcaktimin e:

a) procedurave, sipas të cilave duhet të kryhet transporti rrugor e hekurudhor i mallrave të rrezikshme, në vazhdim transporti i mallrave të rrezikshme;

b) detyrimeve të pjesëmarrësve të përfshirë në këtë lloj transporti, si dërguesi, transportuesi, marrësi i ngarkesës, ambalazhuesi, përgatitësi i paketave për transport, ngarkuesi, mbushësi e shkarkuesi;

c) kushteve të trajnimit dhe testimit të personave që mbulojnë ambalazhimin, përgatitjen e paketave për transport, dërgimin, transportin, ngarkimin, mbushjen, shkarkimin dhe marrjen e mallrave të rrezikshme;

ç) proceduarave për caktimin e këshilltarëve të sigurisë, trajnimin e provimin e tyre;

d) kushteve që duhet të plotësojnë mjetet e transportit të përfshira në këtë lloj transporti dhe drejtuesit e këtyre mjeteve;

dh) kompetencave të organeve shtetërore, në lidhje me transportin dhe mbikëqyrjen në zbatimin e këtij ligji.

Neni 3

Fusha e zbatimit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.