PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008 “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 124/2012, datë 20 dhjetor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 124/2012
- Data e miratimit
- 20 dhjetor 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 177, 31 dhjetor 2012
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 177, datë 2012-12-31
LIGJ
Nr. 124/2012
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008 “PËR
PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 9 pika 1, fjalët “pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit” zëvendësohen me fjalët
“pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore”.
Neni 2
Në nenin 45 pika 1, pas shkronjës “b” shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje:
“c) Përfaqësuesi tatimor, me përmbushjen e detyrimeve tatimore si i tillë.”.
Neni 3
Në nenin 45 pika 3, paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:
“Qendra Kombëtare e Regjistrimit ose gjykata njofton organin tatimor kompetent për regjistrimin
e hapjes së procedurave të likuidimit ose për kërkesën për çregjistrim të personit fizik, apo për aplikimin
për çregjistrim të personit juridik edhe kur kemi të bëjmë me aplikimin për çregjistrim pa kryerjen e
likuidimit.”.
Neni 4
Në nenin 114 “Mospagimi në afat i detyrimit tatimor apo i kontributit”, pas pikës 3 shtohet pika 4
me këtë përmbajtje:
“4. Përjashtimisht, dispozitat e këtij neni nuk aplikohen për rastet e institucioneve buxhetore, të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.