Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998 “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 122/2012, datë 20 dhjetor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
122/2012
Data e miratimit
20 dhjetor 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 177, 31 dhjetor 2012
Hyn në fuqi
15 janar 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 177, datë 2012-12-31

LIGJ

Nr. 122/2012

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998 “PËR

TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa

dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 8/1 “Të ardhura të përjashtuara”, pas pikës 8 shtohen pikat 9 e 10 me këtë përmbajtje:

“9. Përfitimet për dëmshpërblime, të marra nëpërmjet vendimeve të formës së prerë të gjykatave,

si dhe kompensimet e caktuara për kostot gjyqësore.

10. Të ardhurat e përfituara nga institucionet shtetërore për arritjet në shkencë, sport, kulturë.”.

Neni 2

Në nenin 13/2 pika 1, pas shkronjës “g” shtohet shkronja “gj” me këtë përmbajtje:

“gj) Për të vetëpunësuarit, të cilët kanë një qarkullim nën 2 (dy) milionë lekë, si e ardhur bruto

konsiderohet vlera 10 për qind e të ardhurave vjetore bruto nga zhvillimi i aktivitetit ekonomik/tregtar apo

shërbime.”.

Neni 3

Në fund të nenit 20 “Shpenzime të njohura” shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Bursat që u jepen nxënësve dhe studentëve nga institucionet arsimore, publike dhe jopublike,

njihen si shpenzim i zbritshëm deri në masën e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, me kusht

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.