Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EUROPIAN PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E KOMUNITETIT “DOGANAT 2013”

Ligji nr. 120/2012, datë 20 dhjetor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
120/2012
Data e miratimit
20 dhjetor 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 177, 31 dhjetor 2012
Hyn në fuqi
15 janar 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 177, datë 2012-12-31

LIGJ

Nr. 120/2012

PËR RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EUROPIAN PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E KOMUNITETIT “DOGANAT 2013”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit

Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e komunitetit “Doganat 2013”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 20.12.2012

Shpallur me dekretin nr.7909, datë 7.1.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

MEMORANDUM MIRËKUPTIMI

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EUROPIAN MBI PJESËMARRJEN

E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E KOMUNITETIT “DOGANAT 2013”

Komisioni Europian, që më poshtë referohet si “Komisioni”, në emër të Bashkimit Europian, nga

njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë, që më poshtë referohet si “Shqipëria”, nga ana tjetër,

meqë:

1. Marrëveshja kuadër mes Komunitetit Europian dhe Republikës së Shqipërisë mbi parimet e

përgjithshme për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programet e Komunitetit, nënshkruar më 22

nëntor 2004, e cila ka hyrë në fuqi më 11 korrik 2005 1 , përcakton parimet e përgjithshme për

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.