Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9981, DATË 8.9.2008 “PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 123/2012, datë 20 dhjetor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
123/2012
Data e miratimit
20 dhjetor 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 177, 31 dhjetor 2012
Hyn në fuqi
15 janar 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 177, datë 2012-12-31

LIGJ

Nr. 123/2012

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9981, DATË 8.9.2008 “PËR MIRATIMIN E NIVELEVE

TË TARIFËS DOGANORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në lidhjen nr. 1, që i bashkëlidhet ligjit nr. 9981, datë 8.9.2008 “Për miratimin e niveleve të

tarifës doganore”, të ndryshuar, për kodet tarifore të NK 0901 11 00 “Kafe e papjekur e padekafeinizuar”

dhe 0901 12 00 “Kafe e papjekur e dekafeinizuar”, tarifa doganore nga 10 për qind bëhet 0 për qind.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 20.12.2012

Shpallur me dekretin nr.7912, datë 7.1.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.