Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 7928, DATË 27.4.1995 “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 125/2012, datë 20 dhjetor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
125/2012
Data e miratimit
20 dhjetor 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 177, 31 dhjetor 2012
Hyn në fuqi
15 janar 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 177, datë 2012-12-31

LIGJ

Nr. 125/2012

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 7928, DATË 27.4.1995 “PËR TATIMIN

MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje te neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 19 “Furnizimet e përjashtuara”, në pikën 1, pas numrit “25.9” shtohet numri “25.10”.

Neni 2

Pas nenit 25/9 shtohet neni 25/10 me këtë përmbajtje:

“Neni 25/10

Hekuri dhe çimentoja

Furnizimi i hekurit, i klasifikuar në krerët 7213 dhe 7214 të NKM -së dhe çimentos, i klasifikuar

në kodet 2523 29 00; 2523 30 00 dhe 2523 90 00 të NKM -së ndaj subjekteve ndërtuese të

hidrocentraleve, të cilat, në bazë të marrëveshjes respektive, i përdorin si lëndë të parë për ndërtimin e

hidrocentraleve, është furnizim i përjashtuar. Procedura e përjashtimeve, kriteret dhe përcaktimi i llojit e

sasisë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 3

Në nenin 26 “Importimi i mallrave”, fjalia e parë e pikës 2.1 zëvendësohet me fjalinë me këtë

përmbajtje:

“Për makineritë dhe pajisjet e importuara nga personat e tatueshëm, në kuptim të këtij ligji, në

funksion të veprimtarisë së tyre ekonomike, pavarësisht nga lloji i saj, me përjashtim të makinerive dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.