Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9643, DATË 20.11.2006 “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 131/2012, datë 27 dhjetor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
131/2012
Data e miratimit
27 dhjetor 2012
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 168, 27 dhjetor 2012
Hyn në fuqi
27 dhjetor 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 168, datë 2012-12-27

LIGJ

Nr. 131/2012

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9643, DATË 20.11.2006 “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 84 pika 4 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 3, pika 20 riformulohet si më poshtë:

“20. “Kërkesë për propozim” është procedura, me anë të së cilës autoriteti kontraktor kërkon oferta nga një numër i kufizuar operatorësh ekonomikë të përzgjedhur prej tij, por pranon edhe oferta të paraqitura nga operatorë të tjerë ekonomikë, të interesuar.”.

Neni 2

Në nenin 4, fjalët “dhe ato që rregullohen me ligj tjetër” hiqen.

Neni 3

Titulli i nenit 6 ndryshohet si më poshtë:

“Kontratat sekrete, kontratat që kërkojnë masa të veçanta sigurie dhe kontratat që diktohen nga interesa thelbësorë të shtetit”.

Neni 4

Në nenin 12 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Në pikën 1 fjalët “që i janë vënë në dispozicion” hiqen.

2. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Autoriteti kontraktor duhet të mbajë procesverbale dhe dokumentacion të plotë për procedurat e kryera në përcaktimin e fituesit të kontratës, në mënyrë të tillë që të lejojnë kontrollin e zbatimit të ligjit.

Për çdo procedurë prokurimi, procesverbalet duhet të përmbajnë, të paktën, këto të dhëna:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.