PËR TRAJTIMIN DHE ADMINISTRIMIN E MJETEVE RRUGORE E LUNDRUESE TË KONFISKUARA, SI PASOJË E SEKUESTRIMIT, NDALIMIT APO BLLOKIMIT NGA POLICIA E SHTETIT DERI NË DATËN 30.12.2010
Ligji nr. 130/2012, datë 27 dhjetor 2012, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 130/2012
- Data e miratimit
- 27 dhjetor 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 183, 31 dhjetor 2012
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 183, datë 2012-12-31
LIGJ
Nr. 130/2012
PËR TRAJTIMIN DHE ADMINISTRIMIN E MJETEVE RRUGORE E LUNDRUESE TË KONFISKUARA, SI PASOJË E SEKUESTRIMIT, NDALIMIT APO BLLOKIMIT NGA POLICIA E SHTETIT DERI NË DATËN 30.12.2010
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
MJETET RRUGORE
Neni 1
Mjetet rrugore, të regjistruara e të pajisura me leje qarkullimi nga organet kompetente shqiptare, të konfiskuara si pasojë e sekuestrimit, ndalimit apo bllokimit nga organet e Policisë së Shtetit deri në datën 30.12.2010, për të cilat nuk ka probleme në ndjekje, në hetim ose verifikime të ndryshme, kalojnë dhe administrohen nga Rezervat Materiale të Shtetit, për vijimësinë e procedurave të mëtejshme, sipas administrimit të parashikuar në legjislacionin në fuqi.
Neni 2
Mjetet rrugore, të cilat nuk janë të regjistruara e të pajisura me leje qarkullimi nga organet kompetente shqiptare (me ose pa targa regjistrimi/leje qarkullimi nga një shtet i huaj) dhe plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 1 të këtij ligji, pas rikonfirmimit të verifikimeve me shtetet e origjinës, kalojnë dhe administrohen nga Rezervat Materiale të Shtetit, për vijimësinë e procedurave të mëtejshme, sipas administrimit të parashikuar në legjislacionin në fuqi.
KREU II
MJETET LUNDRUESE
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.