Ligj

Për heqjen nga fondi pyjor kombëtar të sipërfaqes në ngastrat e ekonomive pyjore, që pritet të përmbyten nga liqeni i HEC-eve të Banjës, Koklit dhe Moglicës, të cilët do të ndërtohen në kaskadën e lumit Devoll

Ligji nr. 4/2013, datë 31 janar 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
4/2013
Data e miratimit
31 janar 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 11, 18 shkurt 2013
Hyn në fuqi
5 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 2013-02-18

LIGJ

Nr. 4/2013

PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR TË SIPËRFAQES NË NGASTRAT E EKONOMIVE PYJORE, QË PRITET TË PËRMBYTEN NGA LIQENI I HEC-EVE TË BANJËS, KOKLIT DHE MOGLICËS, TË CILËT DO TË NDËRTOHEN NË KASKADËN E LUMIT DEVOLL

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Sipërfaqja e fondit pyjor dhe kullosor, që pritet të përmbytet nga liqeni, që do të krijohet si rezultat i ndërtimit nga shoqëria “Devoll Hydropower”, sh.a., të hidrocentraleve të Banjës, Koklit dhe Moglicës, në kaskadën e lumit Devoll, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 1421,39 (një mijë e katërqind e njëzet e një presje tridhjetë e nëntë) ha, që ndodhet në ekonomitë pyjore/kullosore Gostimë - Koprrik, Mollas, Galigat - Strorë, Gramsh - Vinë, Vidhan - Skënderbegas, Darëzezë - Sult dhe Dushku i Bulçarit të qarkut të Elbasanit, si dhe Lavdar - Opar, Voskopojë, Lozhan dhe Moglicë të qarkut të Korçës, të hiqen nga Fondi Pyjor dhe Kullosor Kombëtar dhe të çregjistrohen nga kadastra kombëtare e pyjeve, sipas tabelës 1 dhe hartave, që i bashkëlidhen këtij ligji.

Neni 2

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.