Ligj

Për disa shtesa në ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 82/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
82/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 82/2013

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9741, DATË 21.5.2007 “PËR ARSIMIN E LARTË NË

REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Repu blikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,

bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në nenin 64 bëhen këto shtesa:

1. Në pikën 1 shtohet një fjali me këtë përmbajtje:

“Kontrolli bëhet nga inspektorati shtetëror që mbulon fushën e arsimit, në përputhje me këtë ligj dhe

ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.

2. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:

“1/1. Organizimi dhe funksionimi i inspektoratit shtetëror që mbulon fushën e arsimit përcaktohet me

vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me ligjin për inspektimin.”.

3. Pas pikës 6 shtohet pika 7 me këtë përmbajtje:

“7. Kur inspektori, gjatë kontrollit të ligjshmërisë, konstaton shkelje të kërkesave ligjore, ai bën

propozimin për marrjen e masav e, sipas nenit 45 të këtij ligji, dhe propozimi i tij i paraqitet Këshillit të

Ministrave nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.”.

Neni 2

4. Pas nenit 64 shtohet neni 64/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 64/1

Ankimi

Ndaj vendimit të marrë nga autoritetet drejtuese dhe nga Këshilli i Ministrave, sipas neneve 45 dhe 64

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.