Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9385, datë 4.5.2005 “Për shërbimin pyjor”, të ndryshuar
Ligji nr. 36/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 36/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 30, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 36/2013
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9385, DATË 4.5.2005 “PËR SHËRBIMIN
PYJOR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9385, datë 4.5.2005 “Për shërbimin pyjor”, të ndr yshuar, bë h e n kët o shtesa dhe
ndryshime:
Neni 1
Në nenin 6, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Funksioni kontrollues ushtrohet nga Policia Pyjore, në përp uthje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433,
datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.
Neni 2
Në nenin 7 bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:
1. Në shkronjën “c” të pikës 1 fjalët “me degët e saj rajonale” hiqen.
2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:
“3. Policia pyjore është pjesë organike e inspektoratit shtetëror të ministrisë që mbulon fushën e
mbrojtjes së mjedisit, pyjeve dhe ujërave. Strukturat dhe organ ikat menaxhuese të shërbimit pyjor miratohen
me urdhër të Kryeministrit dhe me propozimin e ministrit.”.
3. Pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:
“4. Organizimi dhe funksionimi i inspektoratit shtetëror të min istrisë që mbulon fushën e mjedisit,
pyjeve dhe administrimit të ujërave përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me ligjin
për inspektimin.”.
Neni 3
Në nenin 12, pika 1 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.