Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8741, datë 15.2.2001 “Për sigurinë në punë në veprimtarinë minerare”

Ligji nr. 8/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 29, 11 mars 2013
Hyn në fuqi
26 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2013-03-11

LIGJ

Nr. 8/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8741, DATË 15.2.2001 “PËR SIGURINË

NË PUNË NË VEPRIMTARINË MINERARE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8741, datë 15.2.2001 “Për sigurinë në punë në vep rimtarinë minerare”, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 2 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pikat 3, 5 dhe 8 ndryshohen si më poshtë:

“3. “Inspektor” është punonjësi i kualifikuar, sipas kuptimit të termit të përdorur në ligjin nr. 10 433,

datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.

“5. “Kontroll teknik” është inspektimi i organizuar në periudha të caktuara kohe dhe, kur del e

nevojshme, jashtë këtyre periudhave, për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, sipas këtij ligji.”.

“8. “Inspektorati” kuptohet inspektorati përgjegjës që mbulon fushën minerare.”.

2. Pas pikës 8 shtohet pika 8/1 me këtë përmbajtje:

“8/1. “Struktura përgjegjëse” është struktura përgjegjëse për shpëtimin e minierave.”.

Neni 2

Në nenet 2, 7, 9, 12 dhe 18 pikat 3 e 4, emërtimi “Reparti i In spektim-Shpëtimit të Minierave” dhe

shkurtimi i këtij emërtimi “RISHM” zëvendësohen me emërtimin “Struktura përgjegjëse”.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.