Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 7761, datë 19.10.1993 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse”, të ndryshuar

Ligji nr. 53/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
53/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 53/2013

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7761, DATË 19.10.1993 “PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E SËMUNDJEVE NGJITËSE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7761, datë 19.10.1993 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në të gjithë ligjin, emërtimi “Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit” zëvendësohet me emërtimin “Ministria e Shëndetësisë”.

Neni 2

Neni 5 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 5

1. Funksionet e luftës kundër sëmundjeve ngjitëse realizohen nga struktura të specializuara në ministritë që mbulojnë fushat e shëndetësisë, mbrojtjes, bujqësisë, rendit publik, Institutin e Shëndetit Publik, Institutin e Kërkimeve Veterinare dhe Sigurisë Ushqimore dhe shërbime mjekësore të posaçme.

2. Inspektimi në fushën e mbuluar nga ky ligj kryhet nga inspektoratet që mbulojnë fushat përkatëse në:

a) institucionet e shërbimit të kujdesit shëndetësor në të gjitha nivelet: publik dhe privat;

b) strukturat e shërbimit të kujdesit shëndetësor në varësi të ministrive që mbulojnë fushat e shëndetësisë, mbrojtjes dhe rendit;

c) sektorët, shtetëror ose privat, veprimtaritë e ndryshme të ushtruara nga persona fizikë ose juridikë, vendas apo të huaj, ku rrezikohet përhapja sëmundjeve ngjitëse.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.