Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”

Ligji nr. 51/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
51/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 30, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 51/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 107, DATË 30.3.2009

“PËR KUJDESIN SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, bëhen

këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në të gjithë ligjin, emërtimi “Inspektorati Shtetëror i Shëndet ësisë” zëvendësohet me emërtimin

“Inspektorati që mbulon fushën e shëndetit”.

Neni 2

Në nenin 23 pika 3, fjalët “dhe mbikëqyrjen e jashtme” hiqen.

Neni 3

Neni 25 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 25

Inspektimi

Inspektimi i respektimit të kërkesave ligjore, të parashikuara në këtë ligj, i institucioneve të kujdesit

shëndetësor kryhet nga inspektorati që mbulon fushën e shëndetit në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10

433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.

Neni 4

Në nenin 26, pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Institucionet shëndetësore i nënshtrohen procesit të akredi timit përmes Qendrës Kombëtare të

Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit, në mënyrë periodike, për të vlerësuar shkallën e plotësimit nga ana e tyre të

standardeve të paracaktuara dhe të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.”.

Neni 5

Në nenin 38 bëhen këto ndryshime:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.