Ligj

Për një ndryshim në ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”

Ligji nr. 44/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
44/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 30, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 44/2013

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10 448, DATË 14.7.2011 “PËR LEJET E MJEDISIT”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në nenin 29 të ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”, bëhen këto ndryshime:

1. Pikat 3, 4, 6, 7 dhe 12 ndryshohen si më poshtë:

“3. Pavarësisht nga dënimi kryesor me gjobë, të parashikuar në shkronjat “b” dhe “c” të pikës 1 të

këtij neni, Agjencia Kombëtare e Mjedisit vetë ose me propozimin e Inspektoratit Shtetëror Përgjegjës, mund

t'i propozojë ministrit pezullimin apo revokimin e lejes përkat ëse të mjedisit për të gjithë veprimtarinë apo

pjesë të saj, masë e cila është dënim plotësues.

4. Inspektori i Inspektoratit Shtetëror Përgjegjës shqyrton dhe merr përfundimisht vendimin në

përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

6. Subjekti, ndaj të cilit vendoset masa administrative, mund të bëjë ankim në përputhje me ligjin për

inspektimin.

7. Gjoba paguhet brenda një periudhe prej 30 ditësh kalendarike.

12. Çdo masë administrative e marrë në zbatim të këtij ligji ekzekutohet në përputhje me

legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative.”.

2. Pika 5 shfuqizohet.

Neni 2

Dispozitë kalimtare

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.