Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 9867, datë 31.1.2008 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”

Ligji nr. 40/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
40/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 30, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 40/2013

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9867, DATË 31.1.2008 “PËR PËRCAKTIMIN E

RREGULLAVE DHE TË PROCEDURAVE PËR TREGTIMIN NDËRKOMBËTAR TË LLOJEVE

TË RREZIKUARA TË FAUNËS DHE TË FLORËS SË EGËR”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9867, datë 31.1.2008 “Për përcaktimin e rregullav e dhe të procedurave për tregtimin

ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 9, emërtimi “Inspektorati i Peshkimit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon

fushën e peshkimit”.

Neni 2

Në nenin 32 bëhen ndryshimet si më poshtë:

1. Paragrafi i parë i pikës 1 ndryshohet si më poshtë:

“Kur shkeljet e përmendura më poshtë nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje

administrative dhe dënohen me dënim kryesor me gjobë:”.

2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Krahas dënimit kryesor me gjobë, mund të vendosen edhe dënimet plotësuese të heqjes së lejes ose

sekuestrimit të parashikuar në nenin 34 të këtij ligji.”.

Neni 3

Neni 35 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 35

Dokumentimi

1. Procesi i inspektimit dhe dënimit të shkeljeve bëhet në përp uthje me ligjin nr. 10 433, datë

16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.