Ligj

Për kategorizimin e prodhimit, emërtimin dhe tregtimin e vajit të ullirit dhe vajit të bërsisë së ullirit

Ligji nr. 87/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
87/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 20, 28 shkurt 2013
Hyn në fuqi
15 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2013-02-28

LIGJ

Nr. 87/2013

PËR KATEGORIZIMIN E PRODHIMIT, EMËRTIMIN DHE TREGTIMIN E VAJIT TË ULLIRIT DHE VAJIT TË BËRSISË SË ULLIRIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të vendosë rregullat për kategorizimin e prodhimit, emërtimin dhe tregtimin e vajit të ullirit dhe vajit të bërsisë së ullirit në Republikën e Shqipërisë, me qëllim përshtatjen me kërkesat dhe standardet e tregut ndërkombëtar.

Neni 2

Fusha e zbatimit

Ky ligj zbatohet në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit, ambalazhimit, ruajtjes dhe tregtimit të vajit të ullirit dhe vajit të bërsisë së ullirit.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Ministri” është ministri, i cili mbulon fushën e ushqimit.

2. “Vaj ulliri” është vaji i përftuar vetëm nga fruti i pemës së ullirit të tipit Olea europaea L. Nga ky përkufizim përjashtohen vajrat e përftuara duke përdorur tretësit apo proceset e riesterifikimit, si dhe çdo përzierje me vajra të llojeve të tjera.

3. “Vaj ulliri i virgjër” është vaji i ullirit i përftuar vetëm me mjete mekanike ose mënyra të tjera fizike, nën kushte termike, të cilat nuk sjellin ndryshime në të dhe i cili është trajtuar vetëm me proceset e larjes, presimit, centrifugimit, dekantimit dhe filtrimit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.