Ligj

Për disa shtesa në ligjin nr. 10 385, datë 24.2.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”

Ligji nr. 81/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
81/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 81/2013

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 10 385, DATË 24.2.2011 “PËR NDËRMJETËSIMIN NË

ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 385, datë 24.2.2011 “Për ndërmjetësimin në zgj idhjen e mosmarrëveshjeve”, bëhen

këto shtesa:

Neni 1

Pas nenit 5 shtohet neni 5/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 5/1

Inspektimi i veprimtarisë së ndërmjetësve

Veprimtaria e ndërmjetësve i nënshtrohet kontrollit për verifik imin e respektimit të kërkesave ligjore

nga Ministria së Drejtësisë, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në

Republikën e Shqipërisë”, përveç kur parashikohet shprehimisht në këtë ligj, duke garantuar në çdo rast të

drejtën për t'u informuar, për të kërkuar sqarime rreth fakteve, për t'u dëgjuar dhe për t'u mbrojtur.”.

Neni 2

Pas nenit 6 shtohet neni 6/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 6/1

Ankimi

Kundër vendimit të Komisionit të Licencimit të Ndërmjetësve mund të bëhet ankim brenda 45 ditëve

në gjykatën kompetente për çështjet administrative.”.

Neni 3

Dispozitë kalimtare

Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e ve t sipas organizimit aktual deri në

krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.