Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 031, datë 11.12.2008 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, të ndryshuar
Ligji nr. 80/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 80/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 80/2013
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 031, DATË 11.12.2008 “PËR
SHËRBIMIN PËRMBARIMOR GJYQËSOR PRIVAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 031, datë 11.12.2008 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, të ndryshuar,
bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Pas nenit 3 shtohet neni 3/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 3/1
Kontrolli i respektimit të kritereve ligjore
Kontrolli për verifikimin e respektimit të kritereve ligjore nga ana e përmbaruesve gjyqësorë privatë
bëhet nga Ministria e Drejtësisë, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për
inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, përveç kur parashikohet shprehimisht në këtë ligj, duke garantuar të
drejtën për t’u informuar, dëgjuar dhe mbrojtur.”.
Neni 2
Në nenin 54, paragrafi i fundit ndryshohet si më poshtë:
“Masat disiplinore të parashikuara në këtë ligj janë dënime administrative kryesore.”.
Neni 3
Dispozitë kalimtare
Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e ve t sipas organizimit aktual deri në
krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 14.2.2013
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.