Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”
Ligji nr. 70/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 70/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 70/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 465, DATË 29.9.2011 “PËR SHËRBIMIN
VETERINAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 4, pika 44 ndryshohet si më poshtë:
“44. “Kontroll zyrtar” është monitorimi, mbikëqyrja dhe inspekt imi që kryen autoriteti kompetent
përkatës, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e
Shqipërisë”, për të verifikuar përputhshmërinë me legjislacionin veterinar.”.
Neni 2
Në nenin 82, pas pikës 5 shtohet pika 6 me këtë përmbajtje:
“6. Zbatimi i kufizimeve të parashikuara në paragrafin e parë bëhet sipas afateve kohore të
përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 3
Në nenin 134, pika 3 shfuqizohet.
Neni 4
Pas nenit 134 shtohet neni 134/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 134/1
Dënimet dhe masat e tjera
Gjoba është dënim kryesor, ndërsa masat e tjera të parashikuara në këtë ligj klasifikohen me arsyetim
nga vetë Veterinari Zyrtar Shtetëror, sipas nevojave të rastit në masa profilaktike, masa urgjente apo dënime
plotësuese.”.
Neni 5
Neni 135 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.