Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9180, datë 5.2.2004 “Për statistikat zyrtare”, të ndryshuar
Ligji nr. 7/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 20, 28 shkurt 2013
- Hyn në fuqi
- 15 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2013-02-28
LIGJ
Nr. 7/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9180, DATË 5.2.2004 “PËR
STATISTIKAT ZYRTARE”, TË NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9180, datë 5.2.2004 “Për statistikat zyrtare”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe
shtesa:
Neni 1
Në nenin 2, shkronja “c” ndryshohet si më poshtë:
“c) “Sistemi Kombëtar Statistikor” është tërësia e institucione ve dhe organizatave që ushtrojnë
aktivitet brenda Republikës së Shqipërisë, të cilat mbledhin, përpunojnë dhe publikojnë statistika zyrtare
sipas programit.”.
Neni 2
Në nenin 4, fjalia hyrëse ndryshohet si më poshtë:
“Për të siguruar besueshmërinë e publikut në statistikat zyrtar e, INSTAT-i dhe agjencitë
statistikore duhet të udhëhiqen nga parimet e Kodit të Praktikës së Statistikave Europiane. Organizimi dhe
zbatimi i programit udhëhiqen nga parimet e mëposhtme:”.
Neni 3
Pas nenit 4 shtohet neni 4/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 4/1
Parimet e cilësisë statistikore
Për të siguruar cilësinë e statistikave zyrtare dhe për të ruaj tur besimin e publikut në to, INSTAT-
i dhe agjencitë statistikore duhet të udhëhiqen nga parimet e mëposhtme:
a) “rëndësia”, e cila ka të bëjë me shkallën në të cilën statistikat plotësojnë nevojat aktuale dhe të
mundshme të përdoruesve;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.