Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim teknik 2025

Ligji nr. 70/2026, datë 16 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
70/2026
Data e miratimit
16 korrik 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 171, 5 gusht 2026
Hyn në fuqi
20 gusht 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 171, datë 2026-08-05

LIGJ

Nr. 70/2026

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE

TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE

TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIM TEKNIK 2025

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë

së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim teknik 2025, nënshkruar në Tiranë, më 5 maj

2026, në kuadër të projektit “Mbështetje e përafrimit të Shqipërisë me BE-në në fushën e sigurisë

ushqimore”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 16.7.2026.

Shpallur me dekretin nr. 436, datë 28.7.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj.

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË

PËR BASHKËPUNIM TEKNIK 2025

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë:

në frymën e marrëdhënieve ekzistuese miqësore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe

Republikës Federale të Gjermanisë;

duke u nisur nga dëshira për t’i forcuar dhe thelluar këto marrëdhënie miqësore nëpërmjet

Bashkëpunimit Teknik si partnerë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.