Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”
Ligji nr. 31/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 31/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 30, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 31/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 431, DATË 9.6.2011 “PËR MBROJTJEN
E MJEDISIT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 62 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Paragrafi i parë i pikës 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Inspektimi për mbrojtjen e mjedisit, përveç sa parashikohet në pikën 2 të këtij neni, kryhet nga
inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit, në vijim “Inspektorati”. Organizimi dhe funksionimi i
inspektoratit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë
16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe ka këto funksione:”.
2. Pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Funksionet e inspektimit ushtrohen në përputhje me dispozit at e këtij ligji dhe ligjit për
inspektimin.”.
Neni 2
Në nenin 66, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
“5. Masa administrative e njoftimit për pezullimin e veprimtari së, sipas këtij neni, është masë urgjente
dhe mund të jepet krahas masave të tjera të nevojshme, në përputhje me ligjin për inspektimin.”.
Neni 3
Në nenin 69, pikat 2 dhe 6 ndryshohen si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.