Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9106, datë 17.7.2003 “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”
Ligji nr. 62/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 62/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 62/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9106, DATË 17.7.2003 “PËR SHËRBIMIN
SPITALOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9106, datë 17.7.2003 “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto
shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Neni 22 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 22
Mbikëqyrja, kontrolli dhe inspektimi
1. Ministria e Shëndetësisë, duke respektuar detyrat dhe përgje gjësitë e autoritetit spitalor të qarkut,
ushtron mbikëqyrje dhe kontroll mbi autoritetin spitalor të qar kut për cilësinë e shërbimeve në spitale, si dhe
kontroll ekonomiko-financiar për pjesën e buxhetit që financon.
2. Kontrolli mbi kontratat me institucionet e ndryshme dhe mbi marrëveshjet me sigurimet shoqërore
ushtrohet sipas detyrimeve të përcaktuara në vetë kontratat ose marrëveshjet.
3. Inspektimi për respektimin e kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik nga spitalet publike dhe
jopublike kryhet nga inspektorati që mbulon fushën e shëndetit në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë
16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.
Neni 2
Në nenin 51, pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Procedurat për vendosjen e dënimit administrativ me gjobë dhe ankimin rregullohen në përputhje
me ligjin për inspektimin.”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.